REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për kultivues, prodhues dhe përpunues të verërave dhe prodhimeve të tjera nga rrushi e vera

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i ambientit unik për prodhimin, përpunimin, qarkullimin, kontrollimin e produkteve në treg të brendshëm dhe për eksport- import për të siguruar shëndetin e konsumatorit.

Përshkrimi: Aplikuesit sjellin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verërave. Me këtë procedurë rregullohet prodhimi, qarkullimi, përpunimi i rrushit për prodhimin e verës, prodhimi dhe kushtet e vënies në qarkullim të verës dhe produkteve të tjera të përpunimit të rrushit dhe verës, destilimi, mbrojtja e verës së prodhuar në rajonin e caktuar gjeografik i cili dallohet me kushtet e veçanta klimatike, tokësore dhe kushteve tjera, prodhimin dhe qarkullimin e verërave frutore dhe prodhimeve tjera në bazë të verërave frutore. Procedura është e njëjtë për vazhdim.

Baza ligjore

  • LIGJI NR.02/L-8 PËR VERËRAT
  • Ligji nr.04/L-019 Ndryshim - Plotësim i Ligjit Nr,02/L-8 për Verërat
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 06/2013 PËR REGJISTRIM TË KULTIVUESVE TË RRUSHIT, PRODHUES DHE PËRPUNUES TË VERËRAVE DHE PRODHIMEVE TJERA NGA RRUSHI E VERA

Vlefshmeria e lejes: 3 vjet

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i telefonit dhe email adresa;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa/ fshati/Komuna;
  • Numri i biznesit;
  • Emri i subjektit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë për regjistrim; (Kopje)
  • Të dhënat mbi kapacitetit përpunues dhe prodhues të ndërmarrjes; (Kopje)
  • Letërnjoftimin; (Kopje)
  • Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; (Kopje e vertetuar)
  • Diploma profesionale; (Kopje e vertetuar)
  • Fletëpagesa e taksës për regjistrim; (Origjinal)
  • Procesverbali fitosanitar; (Origjinal)
  • Fletën poseduese të vreshtës; (NUK KA)
  • Për vazhdim kërkohet: kërkesa, procesverbali fitosanitar dhe pagesa; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 € hera e parë, për vazhdimin e licencës 15€ Pagesa në cash 1000400070001150