REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikata e prejardhjes së kualitetit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vlerësimi i kualitetit dhe çertifikimi i prodhimit të verës sipas cilësisë për të bërë vlerësim të shijes së verës me qëllim të informimit të konsumatorit se vera është vlerësuar është e sigurtë për konsumim.

Përshkrimi: Për të marrë certifikatën mbi origjinën e rrushit dhe verës, parashtruesi (subjekti i regjistruar në Departament) parashtron kërkesën në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë, me ç'rast dorëzohen 4 mostrat, bëhet analizat labaratorike, vlerësohet cilësia dhe në fund pas kryerjes së obligimeve ligjore lëshohet certifikata në bazë të rastit të deklaruar për cilësinë e verës në treg. Enti i Vreshtarisë dhe Verërave lëshon etiketën e kontrollit të cilësisë për sasinë e verës të cilën prodhuesi e ka dorëzuar për vlerësim dhe e cila është vlerësuar pozitivisht.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i aplikuesit dhe mbiemri i aplikuesit;
  • Data e aplikimit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • 4 mostrat; (Origjinal)
  • Kërkesa; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa15 euro për 1000 hekto-litraTransfer bankar 1000400070001150

Formulari nuk është në dispozicion