REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për tranzit të mbeturinave

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është reduktimi i mbeturinave përmes mbledhjes, grumbullimit dhe tranzitit për eksport jashtë vendit pasi që në vendin tonë nuk ekzistojnë impiante për trajtimin e tyre.

Përshkrimi: Procedura e lëshimit të lejës për tranzit të mbeturinave bëhet përmes aplikimit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe shqyrtimit nga ana e komisionit i cili formohet nga Ministri. Komisioni për leje merr vendim per lëshimin ose mos lëshimin e lejes në bazë të vlerësimit të dokumentacionit. Procesverbali i komisionit për leje nënshkruhet nga kryetari dhe anëtare e tjerë të komisionit që kanë qenë pjesëmarrës në takim dhe procesin e shqyrtimit të kërkesës. Në bazë të vlerësimit nga ana e komisonit hartohet vendimi për leje dhe nënshkruhet nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i aplikuesit
  • Data e aplikimit
  • Kompania
  • Nr. i tel dhe-mail adresa
  • Veprimtaria
  • Sasia e mbeturinave

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me të dhënat e aplikuesit (Origjinal)
  • Kontratën në mes eksportuesit dhe importuesit te mbeturinave (Origjinal)
  • Formën e plotësuar me shënimet e kërkuara për notifikim për qarkullim ndërkufitar të mbeturinave sipas shtojcës I dhe II të U.A per import , eksport dhe tranzit të mbeturinave (Origjinal)
  • Dëshminë për karakteristikat e mbeturinave (Origjinal)
  • Formën e plotësuar me shënimet e kërkuara për notifikimin për qarkullimin ndërkufitar të mbeturinave (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Garancionin financiar (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 EuroTransfer bankar 1000400070002120