REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për transport të lirë për qasje dhe tranzit në territorin e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin dhe revokimin e lejeve, për operatorin e transportit rrugor të udhëtarëve që ofron shërbime të transportit ndërkombëtar rrugor për qasje dhe tranzit nëper territorin e Kosovës.

Përshkrimi: Operatori jo resident parashtron kërkesën përmes Ministrisë përkatëse të vendit të themelimit për leje pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Nëse komisioni konstaton se operatori nuk i ka plotësuar kushtet për leje dhe nuk e ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, atëherë përmes Ministrisë gjegjëse të vendit të themelimit njoftohet për hapat e mëtejshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1-6 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Aprovimin nga vendi i themelimit dhe destinacionit (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 euro (për marrjen e lejes), 50 Euro (per aplikim) Transfer bankar1000430070003710

Formulari nuk është në dispozicion