REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leja për transport ndërkombëtar rrugor të lirë të udhëtarëve

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin dhe revokimin e lejeve, për operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve, të cilët ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtarë rrugor.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën për Leje pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e lejes. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim, ku dallon vetëm taksa.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1-6 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni dhe fletëpagesa (Origjinal)
  • Licenca A, B apo D (Origjinal)
  • Kontratën për transport ndërmjet porositësit të transportit dhe kryerësit të transportit/operatorit (Origjinal)
  • Kontratën për transport ndërmjet porositësit të transportit dhe kryerësit të transportit/operatorit (Origjinal)
  • Librin e fletëudhëtimeve në emër të operatorit (Origjinal)
  • Librezën e autobusit, kontrollimin teknik valid, sigurimin e autobusit si dhe certifikatën sipas licencës A, B, D (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 euro (për vazhdim është 50 Euro)Transfer bankar1000430070003710