REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për transport të veçantë të udhëtarëve

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ofrimi i shërbimeve të transportit të veçantë të kategorive apo grupeve të udhëtarëve siç janë: nxënësëve dhe studentëve nga vendbanimi deri të destinacioni dhe anasjelltas; punëtorëve nga vendbanimi deri në punë dhe anasjelltas si dhe invalidëve dhe personave me përkujdesje të veçantë.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa, Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e licencës. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëherë e njëjta lëshohet nga Departamenti i Transportit Rrugor, ndërsa nëse palës i refuzohet dhënia e licencës, atëherë më vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshillës juridike.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Varësisht nga kontrata e nënshkruar në mes subjeketeve minimum 1 vjet deri 3 vite dhe mbi 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë/biznesit dhe numri i regjistrimit të biznesit
  • Emri, mbiemri dhe adresa e personit përgjegjës
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa
  • Vula e kompanisë/biznesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Certifikata mbi regjistrimin e biznesit (Kopje e vertetuar)
  • Licencën C ose D (Origjinal)
  • Kontratën e nënshkruar ndërmjet operatorit të licencuar nga MI dhe porositësit të shërbimeve që njëkohësisht është edhe pagues i shërbimeve. (Origjinal)
  • Listën e udhëtarëve, çmimoren, itinerarin, vendet për marrje dhe zbritje të udhëtarëve dhe orarin e qarkullimit. (Origjinal)
  • Dëshmi mbi kapacitetin teknik të automjeteve (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPer 1 vit – 200 Euro Deri 3 vite – 400 Euro Mbi 3 vjet 600 euro Transfer bankar1000430070003710