REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë C për të gjitha llojet e transportit brenda Kosovës

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedureofrimi i shërbimeve të transportit për nevoja krejtësisht vetanake, transport ky që realizohet jasht vendit.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e licencës. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëherë e njëjta nënshkruhet nga Ministri i Infrastrukturës, ndërsa nëse palës i refuzohet dhënia e licencës më vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshillës juridike.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe numri i regjistrimit të biznesit
  • Emri dhe mbiemri i pronarit
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni dhe fletpagesën (Origjinal)
  • Certifikata mbi regjistrimin e biznesit (Kopje)
  • Dëshminë nga Gjykata kompetente se pronari i biznesit nuk është nën hetime (Origjinal)
  • Kompetenca profesionale (CPC) posedon kapacitete profesionale të trajnuar dhe certifikuar (Origjinal)
  • Besueshmëria financiare (blanci i gjendjes për vitin paraprak ose me rastin e themelimit të biznesit kapital themeltar ose ndonjë dokument që argumenton se kompanija në fjale posedon besueshmëri financiare) (Origjinal)
  • Dëshminë mbi automjetin (Kopje)
  • Dëshmi mbi mbishkrimin e Automjetit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 EuroTransfer bankar1000430070003710

Formulari nuk është në dispozicion