REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi i kontratës së mirëmbajtjes

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është aprovimi i kontratës për mirëmbajtje të mjeteve ajrore.

Përshkrimi: Një operator për të aplikuar për Aprovimin e kontratës së mirëmbajtjes formularin për aplikim e gjenë në web-faqen e AACK-së (www.caa-ks.org). Në formular specifikohen dokumentet përcjellëse të cilat duhet të bashkëngjiten gjatë aplikimit. Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Departmenti i Sigurisë së Fluturimeve. Afati për shqyrtim është 30 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Aprovimi i kontratës së mirëmbajtjes dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i autoritetit të Aviacionit Civil.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Varësisht nga kontrata për mirëmbajtje

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit (Ndërmarrjes)
  • Emri dhe mbiemri i pronarit
  • Numri i telefonit, numri i faksit dhe email adresa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për aplikim (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (nëse është i regjistruar) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesë

Sharko formularët