REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikimi i organizatave për mirëmbajtje të mjeteve ajrore Pjesa-M Nënpjesa F (Part-M Subpart F)

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është aprovimi i organizatave që merren me mirëmbajtjen e mjeteve ajrore.

Përshkrimi: Kjo procedurë merret me certifikimin e organizatave për mirëmbajtje të mjeteve ajrore. Formularët për aplikim për organizatën dhe për personelin kyç gjenden në ueb-faqen e Autoritetit te Aviacionit Civil, dhe në formularë specifikohen dokumentet përcjellëse të cilat duhet të bashkëngjiten gjatë aplikimit. Pas aplikimit kontrollohen dhe verifikohen formularët, MOM dhe dokumentacioni shtesë nga Inspektori i Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve. Afati për shqyrtim është 90 ditë nga data e aplikimit. Pas verifikimet të dokumentacionit dhe mbylljes së gjetjeve nga auditimi (nëse ka) lëshohet Certifikata e organizatës Pjesa-M Nënpjesa F dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat e përgjithshme për organizatën
  • Lloji i organizatës së mirëmbajtjes
  • CV-ja e menaxherit përgjegjës dhe personelit tjetër
  • Manuali i organizatës së mirëmbajtjes (MOM)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):

Dokumentacioni i kërkuar

  • Të dhënat e përgjithshme për organizatën (Origjinal, Kopje)
  • Lloji i organizatës së mirëmbajtjes (Origjinal, Kopje)
  • CV-ja e menaxherit përgjegjës dhe personelit tjetër (Origjinal, Kopje)
  • Manuali i organizatës së mirëmbajtjes (MOM) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa 500Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Sharko formularët