REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për përpunim nën kontroll doganor

Ministria e Financave, Dogana e Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është lejimi për mallrat që nuk janë të Kosovës të përdoren në Kosovë në operacione që e ndryshojnë natyrën ose gjendjen e mallrave, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit ose masave të politikave tregtare dhe lejon që produktet e përfituara si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë në atë normë të detyrimeve të importit që u përshtatet atyre, dhe këto produke quhen “produkte të përpunuara”. Me vendosjen e mallrave të importuara nën procedurën e PKD me qëllim të përpunimit të mëtejshëm në Kosovë, mund të përfitohet nga lehtësimet nga detyrimet e importit atëherë kur mallrat e përpunuara deklarohen për qarkullim të lirë.

Përshkrimi: Dorëzohet kërkesa në zyrën administrative për protokollim, pranohet nga Sektori i Procedurave me Ndikim Ekonomik, kompletohet me dokumentet e nevojshme, shqyrtohet brenda afatit ligjor, nënshkruhet Autorizimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Dogana e Kosovës

Afati i ankimimit: 30 dite

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Lloji i depos, magazinës, vendi që do të përdoret si depo
  • Periudha e vlefshmërisë së autorizimit (data në të cilën dëshironi që të filloj vlefshmëria e autorizimit, si dhe data e skadimit të autorizimit)
  • Mallrat për t'u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e TVSh-së (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Lista e kompanive kosovare (furnizuesve dhe klienteve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkpunim (Kopje)
  • Informatat në lidhje me biznesin ku do të paraqitet një historik i kompanisë /organizatës jo qeveritare si dhe arsyeja ekonomike për shfrytëzimin e procedurës. (Kopje)
  • Lista e kompanive jashtë Kosovës (furzinuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim (Kopje)
  • Mallrat për t''u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera) (Kopje)
  • Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbush obligimet ndaj ATK-së (Kopje)
  • Certifikata e Numrit Fiskal (Kopje)
  • Garancioni bankar, në vlerë të detyrimeve të mallit që planifikohet të mbahet nën procedurë (Kopje)
  • Kopja e planit dhe lista e poseduesve e vërtetuar nga zyra kadastrale komunale (Kopje)
  • Skica e detajuar e vendit ku do të vendoset malli nën procedurë (Kopje)
  • Një shkresë përcjellëse përmes sëciles elaborohet arsyeshmëria ekonomike për shfrytëzimin e procedurës për të cilen aplikohet (Kopje)
Pa pagesë

Sharko formularët