REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi i programeve të trajnimeve për ekuipazhin e fluturimit dhe ekuipazhin e kabinës

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përshkrimi i procesit, si dhe kontrolli i dokumenteve të kërkuara per aprovimin/miratimin e programeve te trajnimit. Kontrollimi i dokumenteve është i nevojshëm për të siguruar saktësinë e punës. Kjo procedurë duhet të ekzistojë për arsye të sigurisë së Aviacionit Civil.

Përshkrimi: Kjo procedurë thjeshtëson procesin e vlersimit të dokumenteve kur Operatori (AOC) aplikon për aprovim/miratim të kurseve që ofrojnë trajnim fillestar përsëritur, familjarizimi, diferencave, mallrave te rrezikshme, etj., për ekuipazhin e kabinës dhe fluturimit. Formulari për aplikim gjendet në web-faqen e AACK-së (www.caa-ks.org), dhe në formular specifikohen dokumentet përcjellëse të cilat duhet të bashkëngjiten gjatë aplikimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite, nëse nuk mirëmbahet certifikata

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Aplikacioni për aprovim/miratim të trajnimit
  • Programin-et e Trajnimit
  • Manualin e Trajnimit (OM D)
  • Revisionin e ri të Manualit të Operimeve (OM D)
  • Së paku dy kopje të testeve shembull për secilën modul
  • Manualin e Cilësisë
  • Tipi i mjetit ajror
  • Dokumentacioni mbi kompletimin e pjesës teorike
  • Dokumentacioni mbi kompletimin e pjesës praktike

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni për aprovim/miratim të trajnimit (Origjinal, Kopje)
  • Të dhënat perosnale (Origjinal, Kopje)
  • Lloji i trajnimit (Origjinal, Kopje)
  • Tipi i mjetit ajror (Origjinal, Kopje)
  • Dokumentacioni mbi kompletimin e pjesës teorike (Origjinal, Kopje)
  • Dokumentacioni mbi kompletimin e pjesës praktike (Origjinal, Kopje)
  • Revisionin e ri të Manualit të Operimeve (OM D) (Origjinal, Kopje)
  • Së paku dy kopje të testeve shembull për secilën module (Origjinal, Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa70.00 Euro Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Formulari nuk është në dispozicion