REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimet e veçanta-operimet e zgjatura me dy motor

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përshkrimi dhe thjeshtësimi i procesit, si dhe kontrolli i dokumenteve të kërkuara për aprovim të veçantë -Operimet e zgjatura me dy motor.

Përshkrimi: Gjatë procesit vlerësohen procedurat operative, programet e trajnimit, programet e mirëmbajtjes dhe procedurat operacionale për të përmbushur praktikat e të gjitha kërkesave konform Rregullores 06-2009. Harmonizimi i kërkesave teknike dhe procedurave administrative në aviacionin civil, Rregullore 05-2009. Vlefshmëria ajrore e vazhdueshme e aeroplanëve dhe prodhimeve aeronautike, pjesëve, si dhe aprovimi i organizatave dhe përsonelit të përfshirë në këto detyra, ICAO Annex 6. Kjo procedurë përfshinë aktivitetin mbi aplikimin për aprovim të veçantë- Operimet e zgjatura me dy motor (ETOPS-extended twin engine operations)

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Aplikacioni për aprovim të ETOPS
  • Nënshkrimet e personelit menaxhues të Operimeve, Mirëmbajtjes dhe Trajnimit
  • Informatat e përgjithshme të aplikantit
  • Qëllimi i aplikacionit
  • Vlefshmëria Ajrore (Aprovimi i tipit të dizajnit për aeroplanin e designuar; Referenca kualifikuese për serinë e aeroplanit për t'u përdorur)
  • Përvoja e aplikantit dhe besueshmëria e sistemit reaktiv
  • Mirëmbajta
  • Operimet (Praktikat Operacionale dhe Procedurat; Trajnimi dhe kualifikimi i ekuipazhit të fluturimit)
  • Deklarata e përputhshmërisë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni për aprovim të ETOPS (Origjinal)
  • Deklarata e përputhshmërisë (Origjinal, Kopje)
  • Manuali për menaxhimin e vlefshmërisë ajrore të vazhdueshme (Origjinal, Kopje)
  • Programi për trajnimin e ekuipazhit të fluturimit (OM D) (Origjinal, Kopje)
  • Manualet e Operimeve (OM A, B, C) dhe qeklistat që përfshijnë operimet ETOPS (Origjinal, Kopje)
  • Lista Minimale e Pajisjeve (MEL) për ETOPS (Origjinal, Kopje)
  • Manuali ETOPS (Origjinal, Kopje)
  • Programi i reviduar i mirëmbajtjes (Origjinal, Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1000Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Formulari nuk është në dispozicion