REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për lirim në qarkullim të lirë

Ministria e Financave, Dogana e Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është rregullimi i qarkullimit të lirë të mallrave të përjashtuara nga taksa doganore dhe shtimin e listës së mallrave me tarifë zero të taksës doganore.

Përshkrimi: Dorëzohet kërkesa në zyrën administrative për protokollim, pranohet nga Sektori i Procedurave me Ndikim Ekonomik, kompletohet me dokumentet e nevojshme, shqyrtohet brenda afatit ligjor dhe nënshkruhet Autorizimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Dogana e Kosovës

Afati i ankimimit: 30 Ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Deklaruesi - emri, mbiemri dhe adresa (deklaruesi është personi i cili deklaron mallrat për lëshim në qarkullim të lirë)
  • Operatori - emri, mbiemri dhe adresa (operatori është personi i cili i fut në përdorim mallrat)
  • Natyra dhe përdorimi final ( këtu shënohet përshkrimin e përdorimit në të cilin do të futen mallrat, gjithashtu të tregoni vendin/vendet e caktuara ku do të ndodhin ato veprimtari)
  • Periudha e vlefshmërisë së autorizimit (data në të cilën dëshironi që të filloj vlefshmëria e autorizimit, si dhe data e skadimit të autorizimit)
  • Mallrat për t'u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera)
  • Vendi dhe llojet e të dhënave (nenkupton te gjitha informatat e nevojshme dhe detalet teknike, gjë që i mundëson shërbimit doganor të mbikëqyrë dhe kontrollojë procedurën e përdorimit final)
  • Garancioni (nëse drejtori gjeneral konsideron se është e nevojshme të garantohet se një detyrim duhet të paguhet deri në kohë të caktuar, tregoni se si do të afrohet ai garancion (garancion bankar apo depozitë në euro)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e TVSh-së (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Lista e kompanive kosovare (furnizuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim (Kopje)
  • Informatat në lidhje me biznesin ku do të paraqitet një historik i kompanisë /organizatës jo qeveritare si dhe arsyeja ekonomike për shfrytëzimin e procedurës. (Kopje)
  • Lista e kompanive jashtë Kosovës (furzinuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim (Kopje)
  • Mallrat për t''''u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera) (Kopje)
  • Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj ATK-së (Kopje)
  • Certifikata e Numrit Fiskal, (Kopje)
  • Garancioni bankar, në vlerë të detyrimeve të mallit që planifikohet të mbahet nën procedurë, vlenë për depo doganore (Kopje)
  • Kopja e Planit dhe lista e poseduesve e vërtetuar nga zyra kadastrale komunale (NUK KA)
  • Skica e detajuar e vendit ku do të vendoset malli nën procedurë (Kopje)
  • Një shkresë përcjellëse përmes së cilës elaborohet arsyeshmëria ekonomike për shfrytëzimin e procedurës (Kopje)
Pa pagesë

Sharko formularët