REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi/Miratimi i revizionit të manualëve të operimeve

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përshkrimi i procesit, si dhe kontrolli i dokumenteve të kërkuara per ndryshimit dhe ri-aprovimit/miratimit të manualëve të operatorëve ajror. Kontrollimi i dokumenteve është i nevojshëm për të siguruar saktësinë e punës se operatorit.

Përshkrimi: Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe akte nënligjore në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Inspektori i Departmentit të Sigurisë së Fluturimeve. Afati për shqyrtim është 30 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Aprovim/Miratimi i manualëve të operimit dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Emri i ndërmarrjes, adresa, selia, nr. fiskal, nr. i telefonit
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa e personit përgjegjës
  • Të dhëna rreth edukimit
  • Përvoja

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Manuali i Operimeve apo pjesët e manualit që kërkohen të revidohet nga operatori (Origjinal, Kopje)
  • OM A (Manuali i Operimeve Gjeneral/Bazik) (Origjinal, Kopje)
  • OM B (Manuali i Aeroplanit) (Origjinal, Kopje)
  • OM C (Manuali i Rutave dhe detajet e tyre) (Origjinal, Kopje)
  • OM D (Manuali i Trajnimit) (Origjinal, Kopje)
  • GOM -(Manuali i Operimeve Toksore) (Origjinal, Kopje)
  • QS-(Manuali i Sistemit të Cilësisë) (Origjinal, Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa300Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Formulari nuk është në dispozicion