REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për shqyrtimin dhe mbushjen e bombolave të gazit të lëngët dhe gazrave teknike

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Inspektorati i Energjisë

Qëllimi: Ko procedudurë ka për qëllim përcaktimin e kushteve dhe procedurave për autorizimin e subjekteve afariste të cilat merren me ekzaminimin dhe mbushjen e bombolave me Gazin e Lëngëzuar të Naftës ose Gazrave Teknike si dhe kushtet teknike dhe rregullat për trajtimin e bombolave.

Përshkrimi: Pala paraqet kërkesë për marrjen e autorizimit në Inspektoratin e Energjisë duke bashkëngjitur dokumentacionin e nevojshëm. Pas parashtrimit të kërkesës për autorizim dhe vlerësimit të dokumentacionit bëhet konstatimi i gjendjes për objekte, paisje dhe personel. Nëse janë plotësuar kushtet e kërkuara lëshohet autorizimi.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 (dy) vite

Organi i ankimimit: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Shënimet mbi paraqitesin e kërkesës (emri, mbiemri dhe emri i babës, adresa e banimit, vendi, rruga dhe numri. Numri i tel.mob. dhe email)
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Emri i ndërmarrjes
  • Adresa e ndërmarrjes

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit te biznesit me veprimtarinë e regjistruar për të cilen kërkohet autorizimi (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Licenca për punë me gaz; (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia, se paraqitësi i kërkesës disponon me stabilimente dhe paisje për ekzaminimin, kontrollimin dhe bërjen e provave të bombolave të gazit të lëngëzuar të naftës apo të gazrave teknike (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia, se paraqitësi i kërkesës disponon me paisje për mbushje dhe paisje për detektimin e prezencës së gazrave në ambient në pajtim me kërkesat e nenin 25, paragrafi 25.3 i këtij udhëzimi; (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia, se personeli që punon me paisjet e gazit të lëngëzuar të naftës apo me gazra teknik, ka trajnim adekuat për punë me gaz. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPër fillim 1000 Euro - për vazhdim të autorizimit (pas 2 viteve) 400 euro, për lëshimin e autorizimit të ri 40 euroTransfer bankar 1000400070000180

Sharko formularët