REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencimi i Federatave të Sportit, të cilat themelohen/janë organizata jo-qeveritare (OJQ)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që federatat e sportit të themelohen dhe organizohen me vullnet të lirë, përmes regjistrimit tek organi kompetent (departamenti i OJQve). Ato janë të pavarura në realizimin e aktiviteteve sportive të tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përshkrimi: Kërkesat dorëzohen në Departamentin e Sportit; shqyrtohen nga zyrtarët përkatës brenda afatit 15 ditor, dhe kur dokumentet të jenë të kompletuara atëherë në bazën e të dhënave rekomandohet për Licencë tek Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Licenca e federatave sportive është me afat 4 vjeqar - sipas ciklit Olimpik.

Organi i ankimimit: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin e plotë dhe akronimin e shoqatës/federatës sportive
  • Shenjën identifikuese (logon)
  • Certifikatën e regjistrimit si OJQ
  • Adresën e organizatës sportive
  • Qëllimin e themelimit të organizatës sportive
  • Themeluesit e organizatës sportive me të dhënat përkatëse të klubeve sportive
  • Ekstraktin e procesverbalit nga mbledhja e kunvendit themelues të shoqatës/federatës sportive
  • Emrin e personit të autorizuar për shoqatën/federatën sportive, zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor
  • Statutin e shoqatës/federatës sportive
  • Rregulloret e brendshme, mbi funksionimin e Bordit Ekzekutiv; bordit mbikëqyrës, etj.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për Licencim të Federatës Sportive (Origjinal)
  • Akti Themelues i Shoqatës sportive (Origjinal)
  • Statuti me rregulloret e punës së shoqatës sportive (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesëTransfer bankar

Formulari nuk është në dispozicion