REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për ekzaminimin e paisjeve nën presion

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Inspektorati i Energjisë

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim përcaktimin e kushteve dhe procedurave për autorizimin e subjekteve afariste të cilët merren me ekzaminimin e pajisjeve nën presion si dhe kushtet teknike dhe rregullat për trajtimin e paisjeve nën presion.

Përshkrimi: Pala paraqet kërkesë për marrjen e autorizimit në Inspektoratin e Energjisë duke bashkëngjitur dokumentacionin e nevojshëm. Pas parashtrimit të kërkeses për autorizim dhe vlerësimit të dokumentacionit bëhet konstatimi I gjendjes për objekte, pajisje dhe personel. Nëse janë plotësuar kushtet e kërkuara lëshohet autorizimi.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Shënimet mbi paraqitësin e kërkesës (emri, mbiemri dhe emri i babës, adresa e banimit, vendi, rruga dhe numri. Numri i tel.mob. dhe email)
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Emri i ndërmarrjes
  • Adresa e ndërmarrjes

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit me veprimtarinë e regjistruar për të cilën kërkohet autorizimi (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikata për përgatitjen profesionale në testimet pa shkatërrim të personelit të ndërmarrjes qe do ti kryen ekzaminimet (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë se paraqitësi i kërkesës disponon me pajisje për ekzaminim (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Pajisjet e ndërmarrjes për ekzaminim sipas nenit 30 të U.A. nr. 01/2008 (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesapër fillim 800 Euro - për vazhdim të autorizimit (pas 2 viteve) 300 euro, për lëshimin e autorizimit të ri 30 euroTransfer bankar 1000400070000180

Sharko formularët