REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikimi i operatorëve ajror për punë nga ajri

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përshkrimi dhe thjeshtëzimi i procesit, si dhe kontrolli dhe vlerësimi e dokumenteve të kërkuara për çertifikimit të operatorëve për punë nga ajri. Kontrollimi i dokumenteve është i nevojshëm për të siguruar saktësinë e punës.

Përshkrimi: Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Inspektori i Departmentit të Sigurisë së Fluturimeve. Afati për shqyrtim është 90 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Certifikata e vlefshmërisë ajrore dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i autoritetit të Aviacionit Civil. Kjo procedurë përfshinë aktivitetin mbi aplikimin për çertifikatë të operatorit ajror (AOC) për fluturime për punë nga ajri, nga shfaqja e interesimit për AOC e deri te çertifikimi i operatorit ajror për punë nga ajri.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil

Afati i ankimimit: 15 dië

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Emri i ndërmarrjes, adresa, selia, nr. fiskal, nr. i telefonit
  • Informata mbi menaxherin përgjegjës dhe personelin menaxhues
  • Informata mbi detajet e flotës/mjeteve ajrore: tipi i mjetit ajror, emri i pronarit të mjetit ajror/kontrata e marrjes me qira, lloji i operimeve, regjioni i operimeve, kufizimet speciale, autorizimet/aprovimet speciale)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni për Certifikatë të Operatorit Ajrore AOC për punë nga ajri (Origjinal, Kopje)
  • Kërkesa për aprovime speciale (Origjinal, Kopje)
  • Informata kontaktuese të aplikuesit/operatorit (Origjinal, Kopje)
  • Manualin e Operimeve (OM A, B, C, D, GOM dhe QS) (Origjinal, Kopje)
  • Kontratat për Leasing të Aeroplanave/Helikopterve (Origjinal, Kopje)
  • Kontrata për mirëmbajtje (Origjinal, Kopje)
  • Kontrata me qendër trajnimi për trajnim të Ekuipazhit të Fluturimit dhe Kabinës (nëse ka) (Origjinal, Kopje)
  • Lista e Menaxherëve Kryesor dhe Zëvendësit e tyre (AACK-EASA Form 4) (Origjinal, Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa• Transporti ajror komercial - më pak se 2730 kg 400.00 Euro; • Transporti ajror komercial - prej 2730 kg deri në 5700 kg 1,500.00 Euro); • Aviacioni komercial - prej 5700 kg deri në 40000kg 3,000.00 Euro; • Aviacioni komercial - më shumë se 40000 kg 4,000.00 Euro. Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Formulari nuk është në dispozicion