REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për lirim nga taksa e akcizës për mallin (Naftë)

Ministria e Financave, Dogana e Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mbajtja e evidencave për numrin e kompanive që janë të autorizuara dhe lirohen nga akciza për mallin (Naftë) që përdoret në proces të prodhimit, mbikqyrja e aktvitetit të kompanisë.

Përshkrimi: Kërkesa dorëzohet në zyrën administrative për protokollim, ajo pranohet nga Sektori i Procedurave me Ndikim Ekonomik, e cila më pas kompletohet me dokumentet e nevojshme dhe shqyrtohet brenda afatit ligjor. Autorizimi nënshkruhet nga drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 12 deri 24 muaj

Organi i ankimimit: Dogana e Kosovës

Afati i ankimimit: 30 Ditë

Informatat e kërkuara

  • Përdoret formulari i kërkesës i cili përmban si vijon: -të dhënat e subjektit , -të dhënat mbi sasinë që kërkohet, -nr i tel dhe e_maili kontaktues i subjektit ; - të dhënat për kontraktorët për furnizim , -arsyetimin e kërkesës për autorizim, -të dhënat mbi shpenzimin e gasit dhe prodhimin për periudhën paraprake trevjeqare, - të dhënat për normativin e shfrytëzimit të gasit, - të dhënat për njëhsorët e instaluar dhe gjendjen e tyre.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e TVSh-së (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Fotot e teknologjisë së prodhimit dhe njëhsorëve. (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesëPagesa në cash

Formulari nuk është në dispozicion