REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për shoqata kolektive për administrimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është administrimi kolektiv dhe mbrojtja e të drejtave të autorit. Nëpëmjet këtyre shoqatave bëhet mbledhja dhe shpërndarja e kompensimeve të bartësve të të drejtave.

Përshkrimi: Kërkesa dorëzohet në Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shqyrtimi i kërkesës bëhet nga zyrtarët dhe nëse plotësohen të gjitha kushtet e parapara në Rregulloren për Dhënien apo Marrjen e lejes së Shoqatave për Administrim Kolektiv të të drejtave, në afat prej 3 muaj nga dita e parashtrimit të kërkesës Zyrën për të Drejtat e Autorit është e obliguar të jap vendimin përfundimtar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin e plotë dhe akronimin e shoqatës
  • Shenjën identifikuese (logon)
  • Dëshmin për posedimin e hapësirës së zyrave
  • Të dhëna të plota për përfaqësuesin e shoqatës
  • Certifikatën e OJQ-së
  • Listën e anëtarëve të shoqatës
  • Ekstraktin e procesverbalit nga mbledhja e kunvendit themelues të shoqatës
  • Biznes planin e shoqatës
  • Statutin e shoqatës të miratuar sipas nenit 166 të Ligjit nr.04/L-065
  • Rregulloren e shpërndarjes të të ardhurave
  • Rregullore të tjera të shoqatës, nëse ekziston ndonjë e tillë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për licensim të shoqatës (Origjinal)
  • Statutin e shoqatës të miratuar sipas nenit 166 të Ligjit nr.04/L-065 (Origjinal)
  • Ekstrakt i procesverbalit nga mbledhja e kuvendit themelues (Kopje)
  • Dëshminë për posedimin e hapësirës së zyrave (Kopje)
  • Dokumentin që dëshmon se ka selinë në Republikën e Kosovës (Kopje)
  • Dokumentin që dëshmon që ka një të punësuar me fakultet juridik (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion