REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikimi i operatorit ajror (AOC-Air Operator Certificate)

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përshkrimi dhe thjeshtëzimi i procesit, si dhe kontrolli dhe vlerësimi i dokumenteve të kërkuara dhe përshkruan inspektimet/auditimet deri te certifikimi i operatorit ajror me AOC. Kontrollimi i dokumenteve është i nevojshëm për të siguruar saktësinë e punës.

Përshkrimi: Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Inspektori i Departmentit të Sigurisë së Fluturimeve. Afati për shqyrtim është 90 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Certifikata e vlefshmërisë ajrore dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Informata e aplikuesit/operatorit
  • Informata e detajuara mbi organizaten/operatorin (adresa, telefoni, e-maili, kodi i IATA's dhe ICAO's, baza e aeroplanve)
  • Pjesa A (Informata mbi menaxherin përgjegjës dhe personelin menaxhues)
  • Pjesa B (Informata mbi detajet e flotës/mjeteve ajrore: tipi i mjetit ajror, emri i pronarit të mjetit ajror/kontrata e marrjes me qira, lloji i operimeve, regjioni i operimeve, kufizimet speciale, autorizimet/aprovimet speciale)
  • Pjesa C (Sistemi i menagjimit të vazhdueshëm i mirëmbajtjes, arranzhimet për mirëmbajtje, etj)
  • Apendiksi (Forma 4 mbi detajet dhe kualifikimet e menaxherit përgjegjës dhe personelit menaxhues, detajet mbi regjistrimin e mjetit ajror, kontratat e marrjes me qera (leasing), të drejtat e shfrytëzimit të aerodromeve, sigurimi i udhëtarëve, manualin e operimeve (OM A, B, C, D, GOM dhe QS), Kontrata për trajnim fillestar të ekuipazhit të Kabinës, kontrata për trajnim të ekuipazhit të fluturimit, lista minimale e pajisjeve MEL (Minimum Equipment List), aplikacionet për autorizime/aprovime speciale, lista e përshtatjes sipas sub-pjesës K dhe L të Rregullores 6/2009 dhe 03/2010 (EU OPS/JAR OPS 3), kërkesa për kodin e ICAO's, programi i sigurisë, etj.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni për Certifikatë të Operatorit Ajrore AOC (Origjinal, Kopje)
  • Kërkesa-t (aplikacioni) për aprovime speciale (Origjinal, Kopje)
  • Informata kontaktuese të aplikuesit/operatorit (Origjinal)
  • Manualin e Operimeve (OM A, B, C, D, GOM dhe QS) (Origjinal, Kopje)
  • Kontratat për Leasing të Aeroplanëve/Helikopterëve (Origjinal, Kopje)
  • Kontrata për mirëmbajtje (Origjinal, Kopje)
  • Kontrata me qendër trajnimi për trajnim të Ekuipazhit të Fluturimit dhe Kabinës (Origjinal, Kopje)
  • Lista e Menaxherëve Kryesor dhe Zëvendësit e tyre (AACK-EASA Form 4) (Origjinal, Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa" Mjeti i parë ajror: Aviacioni komercial (Më pak se 5 700 kg MTOW-Maximum Take Off Weight) 5000 euro, Aviacioni komercial (Prej 5 700 kg deri në 50 000 kg (MTOW) 7000 euro, Aviacioni komercial (Më shumë se 50 000 kg MTOW) 10000 euro Mjetet tjera ajrore Aviacioni komercial (Më pak se 5 700 kg MTOW) 1.500 euro, Aviacioni komercial (Prej 5 700 kg deri në 50 000 kg (MTOW) 2.000 euro, Aviacioni komercial (Më shumë se 50 000 kg MTOW) 3.000 euro " Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Sharko formularët