REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje shfrytëzimi për pajisjet nën presion dhe paisjet elektroenergjetike (Certifikata për plotësimin e sigurisë teknike të paisjeve nën presion)

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Inspektorati i Energjisë

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së njerëzve, paisjeve dhe ambientit nga rrjedhjet dhe shpërthimet e paisjeve nën presion

Përshkrimi: Pas inspektimit të gjendjes teknike dhe të sigurisë së pajisjeve nën presion, në bazë të rregullt ose kurdo që kërkohet si dhe shqyrtimit dhe analizës së dokumentacionit teknik dhe shqyrtues në përputhshmëri me qëllimin e inspektimit lëshohet leja e shfrytëzimit për paisje gjegjëse. Pas lëshimit të lejes së shfrytëzimit të paisjes nën presion nëse kërkohet, inspektorati lëshon certifikatën me të cilën vërtetohen kërkesat e sigurisë për paisje nën presion. Certifikata vlen për aplikim pranë Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë për licencimin e subjekteve afariste për tregti me Gazin e Lëngëzuar të Naftës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Deri në kontrollin e ardhshëm periodik

Organi i ankimimit: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Afati i ankimimit: 8 ditë

Informatat e kërkuara

  • Shënimet mbi paraqitesin e kërkesës (emri, mbiemri dhe emri i babait, adresa e banimit, vendi, rruga dhe numri. Numri I tel.mob. Dhe email)
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Lënda: Kërkesë për inspektim: emri i firmës dhe objektit që do të inspektohet
  • Vendi dhe adresa e objektit (pajisjes) që do të inspektohet
  • Përshkrimi i lëndës për inspektim

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dokumentacioni projektues (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dokumentacioni shqyrtues dhe atestues i pajisjes (nese e nevojshme) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dokumentacionin teknik origjinal i pajisjes (Origjinal, Kopje e vertetuar, Per shikim)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion