REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë e instruktorit për shofer

Ministria e Infrastrukturës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrollimi i aftësive profesionale, njohja e legjislacionit dhe aftësitë e personit për bartjen e diturisë tek personat e tretë dhe aftësimin e kandidatëve për shofer nga pjesa praktike.

Përshkrimi: Kandidati i cili e ka përfunduar shkollimin në njërën prej institucioneve të licencuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë paraqet provimin për licencë të instruktorit për vozitje në Departamentin e Automjeteve pranë Ministrisë së Infrastrukturës. Provimi mbahet një herë në muaj dhe ndahet në pjesën teorike dhe praktike. Kandidati i cili i kalon me sukses të dy pjesët (teorike dhe praktike) e fiton të drejtën e licencës. Licenca vlenë 5 vite. Kandidatët të cilët bëjnë përtëritjen e licencës i nënshtrohen provimit vetëm nga pjesa teorike.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i aplikuesit
  • Adresa
  • Numri i telefonit
  • E-mail adresa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Kopje)
  • Letërnjoftimi ose pasaportën (Kopje)
  • Të jetë së paku 25 vjet (Per shikim)
  • Të ketë së paku përgatitjen e mesme shkollore (Origjinal)
  • Të ketë patentë shoferin e kategorisë "B" së paku 5 vite (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikatën shëndetësore të vlefshme (NUK KA)
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë muaj burgim me vendim gjyqësor të formës se prerë (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë e pagesës për paraqitje të provimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa50 EuroTransfer bankar1000430070003710