REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për kontrollorë të trafikut ajror

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi se personeli përgjegjës për ofrimin e shërbimit të kontrollit të trafikut ajror i plotësojnë kërkesat rregullative, në lidhje me aftësitë, njohuritë, përvojen, gjendjen shëndetësore, njohjen e gjuhës angleze për të ofruar shërbim të sigurtë dhe efikas.

Përshkrimi: Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Afati për shqyrtim është 10 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Licencimin e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (KTA) dhe Studentëve KTA dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E pa kufizuar

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Formulari për aplikim përmban 7 pjesë të cilat do të paraqitura në vijim
  • Pjesa 1, lloj i aplikimit
  • Pjesa 2, të dhënat personale
  • Pjesa 3, aplikimi për gradimet/miratimet
  • Pjesa 4, miratimi i zotësisë së gjuhës angleze
  • Pjesa 5, licenca aktuale
  • Pjesa 6, Trajnimi i njësisë/vlerësimi ose ekzaminimi i kompetencës
  • Pjesa 7, Deklarata e aplikuesit dhe punëdhënësit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatë ose vlerësimi për marrjen e gradimeve (Kopje)
  • Certifikatat në lidhje me vlerësimin e Zotësisë së Gjuhës Angleze (Kopje)
  • Konfirmim për realizimin e trajnimeve dhe matjes së kompetencës konform rregullores 5/2012 (Origjinal)
  • Certifikatë të vlefshme mjekësore (Kopje)
  • Konfirmim për realizimin e orëve të punës në detyrë, konform rregullores 5/2012 (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 € Lëshimi i licencës, 50 € Ripërtëritja e licencës, 20 € Lëshim i licencës për studentTransfer bankar 1000 4000 7000 2217

Formulari nuk është në dispozicion