REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikimi i ofruesit të shërbimeve të navigacionit ajror

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qellimi i kësaj procedure është sigurimi se një ofrues i shërbimeve të navigacionit ajror, ofron një shërbim të sigurt, cilësor dhe efikas në bazë të rregullave dhe standardeve më të larta për siguri në aviacionin civil, sipas ligjit për aviacionin civil.

Përshkrimi: Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Certifikimi i Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E pa definuar saktësisht. Koha minimale është 2 vite, ndërsa maksimale është 6 vite.

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Adresa e ndërmarrjes
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa e personit përgjegjës
  • Përshkrimi i shërbimeve për të cilat aplikohet

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Një deklaratë të nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv apo ekuivalent që konfirmon se organizata dhe çdo dokumentacion referues i cekur definon përputhshmërinë aktuale dhe në vazhdimësi, të organizatës me të gjitha Kërkesat e aplikueshme dhe pajtohet që t’i ofroj AAC-së çdo informatë për vlerësimin e përshkrimit (Origjinal)
  • Politika e organizatës për siguri në pajtim me direktivat e Kërkesave të Përbashkëta; (Origjinal)
  • Titujt e pozitave dhe emrat e menaxhmentit të lartë; (Origjinal)
  • Një strukturë organizative që tregon linjën e përgjegjësive të menaxhmentit në fushat e mbuluara nga Kërkesat e Përbashkëta; (Origjinal)
  • Një strukturë organizative që tregon linjën e përgjegjësive të menaxhmentit në fushat e mbuluara nga Kërkesat e Përbashkëta; (Origjinal)
  • Një përshkrim të përgjithshëm të resurseve të fuqisë punëtore (Origjinal)
  • Një përshkrim të përgjithshëm të objekteve dhe pajisjeve të organizatës (Origjinal)
  • Fushëveprimi i shërbimeve që do të ofrohen nën këtë certifikatë (Origjinal)
  • Procedura për amendamentimin e përshkrimit dhe të njoftimit të AAC-së për ndonjë ndryshim; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20,000.00 € Lëshimi i certifikatës, 10,000.00 € Ripërtrirja e certifikatësTransfer bankar 1000 4000 7000 2217

Formulari nuk është në dispozicion