REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi për shërbime në tokë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi i qasjes së barabartë në tregun e shërbimeve në tokë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të ofruar për përdoruesit e aeroportit dhe për mbajtur nivelin e lartë të sigurisë.

Përshkrimi: Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Departmanteti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Rregullimit Ekonomik dhe Departamenti i Aerodromeve. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Aprovimin fillestar për shërbime në tokë dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 7 vjet

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Detajet e kompanisë
  • Detajet e personi kontaktues
  • Vendndodhja e shërbimeve
  • Lloji i ofruesit
  • Lista e shërbimeve që do të ofrohen

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Vërtetim se llogaritë e kompanisë nuk kanë qenë të bllokuara brenda gjashtë muajve të fundit (Kopje)
  • Llogaritë e audituara vjetore për dy vitet financiare më të fundit (Kopje)
  • Polica e sigurimit (Kopje)
  • Licenca për operim (nëse aplikohet) (Kopje)
  • Skema organizative, lista e personelit menaxhues, përshkrimi i përgjegjësive dhe detyrave (Kopje)
  • Pajisjet në përdorim (Kopje)
  • Kërkesat e kualifikimit për personelin dhe kërkesat përkatëse të trajnimit dhe plani i trajnimit (Kopje)
  • Procedurat e menaxhimit të sigurisë dhe procedurat standarde të trajtimit (Kopje)
  • Procedurat specifike të trajtimit që lidhen me operatorët specifik - klientët (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaAprovimi fillestar 5000 EUR. Për ripërtëritje të aprovimit 2500 Eur. Për amendamendim të aprovimit 2000 Eur. Pagesa vjetore 2000 Eur.Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Sharko formularët