REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikimi i Aerodromeve - Klasa A

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Qëllimi: Qëllim i kësaj procedure është rregullimi i sigurisë së aerodromeve për shfrytëzim publik, në shërbim të operacioneve të transportit ajror nga operatorë ajror vendorë dhe ndërkombëtar dhe për dhënien e certifikatës së operimit të aerodromit për shfrytëzim publik, në shërbim të operacioneve të transportit ajror të operatorëve ajrorë vendorë dhe ndërkombëtar.

Përshkrimi: Pas aplikimit kontrollohet formulari dhe dokumentacioni shtesë për verifikim nga Inspektori i Departamentit të Aerodromeve. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas verifikimet të të gjithë dokumentacionit dhe inspektimit të aerodromit, departamenti i aerodromeve rekomandon tek drejtori i përgjithshëm lëshimin e certifkatës e cila pastaj nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi pozitën e aerodromit (emri i aerodromit, përshkrimi i pronës, koordinata gjeografike/pozita dhe largësia nga qyteti më i afërt)
  • Përshkrimi i operimeve të planifikuara
  • Emrat e menaxherëve në pozita të larta (Menaxheri Përgjegjës, Menaxheri i Sigurisë, Menaxheri i Operimeve)
  • Detajet që do të shënohen në Certifikatën e Aerodromit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Një kopje e Manualit të Aerodromit, adekuat me aktivitetet e pritshme të aeroplanëve në aerodrom (Origjinal)
  • Detajet e karakteristikave fizike të aerodromit, pajisjeve, shërbimeve dhe mjeteve, përfshirë edhe hartat aeronautike (harten e aerodromit dhe harten e pengesave) (Origjinal)
  • Kopja origjinale/e vërtetuar të regjistrimit të biznesit (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia mbi pronësinë e aerodromit apo të drejtës për shfrytëzim (Origjinal)
  • Të dhënat (CV) për stafin e lartë drejtues së aerodromit (Origjinal)
  • Dëshmia e pagesës së 50% të shumës së tarifës, në përputhje me rregulloren në fuqi për tarifat e ngarkuara nga AAC (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaCertifikimi fillestar 20000 EUR. Për ripërtëritje të certifikatës 10000 euro. Për amendamendim/transferim të certifikatës 20000 Eur. Pagesa vjetore 5000 Eur.Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Sharko formularët