REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për ofrues të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale me transmetim tokësorë (radio dhe TV) Nacionale

Komisioni i Pavarur për Media

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i shërbimeve mediale audiovizuele në Republikën e Kosovës.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë për operatorë kabllorë bëhet në Komisionin e Pavarur për Media. Komisioni i Pavarur i Mediave përbëhet nga 7 anëtarë të cilët vendosin lidhur me aplikimet për licencime. Komisioni i Pavarur për Media brenda tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e konkurrimit se a do të lëshoj licencën një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara. Në rrethana të jashtëzakonshme, Komisioni i Pavarur për Media mund të zgjatë afatin e kufizimit deri në maksimum gjashtëdhjetë (60) ditësh. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim të licencës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 10 vite

Organi i ankimimit: Bordi për ankesa

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat për stacion;
  • Emri për subjektin transmetues të propozuar (emri për identifikimin e stacionit);
  • Kontaktet kryesore (emri, adresa, numri i telefonit të personit-ave kryesor kontaktues të subjektit transmetues);
  • Veprimtaritë e tjera të mëparshme apo momentale të kandidatit në fushën e transmetimit apo botimit;
  • Personat apo organizatat e lidhura me kandidatin;
  • Struktura organizative
  • Gjendja financiare
  • Informatat teknike;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni; (Origjinal)
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës; (Origjinal)
  • Dëshmia se ka kryer obligimet lidhur me taksat dhe tatimet; (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se nuk ka kontest gjyqësor; (Origjinal)
  • Plani afarist; (Origjinal)
  • Gjendja financiare; (Origjinal)
  • Dëshmi për staf me kualifikim superior; (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesa për aplikim 100 euro. Për marrjen e licencës për Radio =5.600.00 Euro TV =7.000.00 Euro.Transfer bankar 1000-4000-7000-1635