REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë e regjistrimit të TVSH-së

Ministria e Financave, Administrata Tatimore e Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është evidentimi i bizneseve të cilët kategorizohen si persona të tatueshëm. Personi i regjistruar në TVSh si vullnetar apo me kalimin e pragut është i obliguar të mbledh TVSh-në më rastin e furnizimit të mallrave apo ofrimin e shërbimeve dhe atë TVSh ta paguaj në buxhet.

Përshkrimi: Personi i cili bën kërkesë për regjistrim në TVSH, të gjithë formularët e regjistrimit në TVSH duhet t'i dorëzoj personalisht apo përmes personit të autorizuar të biznesit në Zyrën e Qendrës së Shërbimit Tatimpagues - Departamenti i Edukimit regjionale të Administratës tatimore të Kosovës. Formularët e regjistrimit në TVSH duhet të shoqërohen me një kopje të dokumenteve për regjistrim të biznesit, Certifikatën e Numrit Fiskal dhe Identifikimin zyrtar me fotografi. Poashtu, është mundësia për t’u plotësuar kërkesa me formë elektronike EDI.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Afat të pacaktuar deri sa Administrates tatimore të Kosovës nuk bën ndryshime

Organi i ankimimit: Administrata Tatimore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri Fiskal
  • Emri i personit të tatueshëm
  • Adresa e personit të tatueshëm
  • Pronari/Personi përgjegjës dhe Telefoni
  • Qëllimi i regjistrimit
  • Qarkullimi në 12 muajt e fundit
  • Data e arritjes së pragut prej 30.000 €
  • A operon biznesi i juaj në mkë shumë se një adresë
  • Deklarata e pronarit/Personit përgjegjës
  • Nënshkrimi i pronarit
  • Data e aplikimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Çertifikata e regjistrimit të TVSH-së (Origjinal)
  • Kërkesa për regjistrim në TVSH (Origjinal)
  • Kopja e Lejes së njoftimit Nr. Personal (Kopje)
  • Çertifikata e Numrit Fiskal (Kopje)
  • Dokumentet e regjistrimit të biznesit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesëPagesa në cash

Formulari nuk është në dispozicion