REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për import të vajrave të rënda (mazut, solar, bitumen i lëngëzuar)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti për rregullimin e tregut të naftës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është për t'u siguruar që subjekti i plotëson kushtet teknike, juridike, financiare, se ka produkte cilësore, si dhe për mundësinë për raportim dhe mbikëqyrje të tregut sipas ligjeve dhe akteve nënligjore ne fuqi.

Përshkrimi: Kërkesa për licencë parashtrohet nga pala (subjekti) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Fillimisht, lënda shqyrtohet nga Komisioni i Brendshëm i Departamentit për rregullimin e tregut të naftës për mangësi të mundshme dhe i dorëzohet Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike. Komisioni për Verifikimin e Kushteve Teknike del në terren dhe bën verifikimin e kushteve teknike konform ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi. I njëjti harton procesverbal të cilin e dorëzon te Komisioni i Brendshëm, i cili pastaj me të tre anëtarët e vet bën verifikimin final të dokumentacionit dhe përgatit raport për drejtorin. Ne afat prej 30 ditësh nga dita e aplikimit lënda duhet te verifikohet edhe nga drejtori si dhe të lëshohet vendim për aprovim apo refuzim nga ai. Lënda me vendimin për aprovim dërgohet në kabinet të Ministrit me gjithë licencën e përgatitur për nënshkrim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Komisioni për ankesa

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Parashtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Adminstrata Tatimore e Kosovës se i ka përmbushur obligimet (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që drejtori/ menaxheri kryesor nuk është i denuar për vepër penale me heqje lirie më shumë se 6 muaj. (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se firma nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor (Origjinal)
  • Kopja e licencës valide (naftë dhe derivate) për deponi OSE një kontratë të vlefshme të shitjes OSE dëshmia për përdorim vetanak (Kopje)
  • Fleta poseduese e vendit ku janë rezervuarët, e nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet EDHE kontrata mbi shfrytëzimin e pronës/rezervuarëve në përputhshmëri me kohëzgjatjen e licencës në mes të pronarit/ëve në fletën poseduese dhe pronarit të kompanisë (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi për rezervuarët dhe vëllimin e tyre ( vajrat për ngrohje) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Pëlqimi nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër te Ministrisë së Punëve të Brendshme (per vajra per ngrohje) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa2000 Euro për licencim ; 1000 Euro për vazhdimTransfer bankar 1000400070002410

Sharko formularët