REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për ofrues te shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale me transmeim tokesor (Licencë për radio dhe TV me fuqi të ulët)

Komisioni i Pavarur për Media

Qëllimi: Rregullimi i ofruesve të sherbimeve mediale audio dhe audiovizuele përmes operatorëve të Shpërndarjes në Republikën e Kosovës.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë për Ofrues të Shërbimeve Mediale Audio dhe Adiovizuale përmes Operatorëve të Shpërndarjes bëhet në Komisionin e Pavarur për Media. Komisioni përbëhet nga 7 anetare, të cilët vendosin lidhur me aplikimet për licencime. KPM-ja brenda tridhjetë (30)ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e konkurrimit se a do t'lëshoj licencën një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara. Në rrethana të jashtëzakonshme, Komisioni i Pavarur për Media mund të zgjatë afatin e kufizimit deri në maksimum gjashtëdhjetë (60) ditësh.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 7 vite

Organi i ankimimit: Bordi për Ankesa

Afati i ankimimit: Sipas Ligjit për procedurat administrative

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat për stacion;
  • Emri për subjektin transmetues të propozuar (emri për identifikimin e stacionit);
  • Kontaktet kryesore (emri, adresa, numri i telefonit të personit-ave kryesor kontaktues të subjektit transmetues);
  • Veprimtaritë e tjera të mëparshme apo momentale të kandidatit në fushën e transmetimit apo botimit;
  • Personat apo organizatat e lidhura me kandidatin;
  • Dallimi prej transmetimeve tjera;
  • Informatat teknike;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni; (Origjinal)
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës; (Origjinal)
  • Dëshmia se ka kryer obligimet lidhur me taksat dhe tatimet; (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se nuk ka kontest gjyqësor; (Origjinal)
  • Struktura organizative; (Origjinal)
  • Gjendja financiare; (Origjinal)
  • Plani afarist; (Origjinal)
  • Dëshmi se posedon nje staf me kualifikime superior; (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesa për aplikim 100 euro. Pagesa për marrjen e licences (Radio =140.00 Euro TV =210.00Euro)Transfer bankar 1000-4000-7000-1635