REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje importi për ushqim për kafshë, kafshë të gjalla dhe materialit për mbarështim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Sektori i Shendetit të Kafshëve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ruajtja e shëndetit të kafshëve dhe garantimi i shëndetit publik.

Përshkrimi: Procedura fillon me plotësimin e aplikacionit. Aplikacionit i bashkangjitet dhe certifikata shëndetsore veterinare mbi dërgesën e kafshëve të gjalla e nënshkruar nga personi zyrtar i shtetit eksportues e cila garanton për dërgesën në fjalë. Procedura lëshohet brenda dite dhe e nënshkruan kryeshefi ekzekutiv i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nga shteti i Serbisë leja vlen 30 ditë kurse nga shtete të tjera 90 ditë (shtetet të cilat e kane pranuar Kosovën)

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Shënimet e aplikuesit, nr i telefonit, email adresa dhe data e aplikimit;
  • Emërtimi dhe përshkrimi i dërgesës (raca,gjinia, mosha etj.);
  • Sasia e kërkuar;
  • Shënimet për kompaninë eksportuese;
  • Shënimet e plota të kompanisë importuese;
  • Pika kufitare e hyrjes së dërgesës;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata veterinare shëndetsore mbi dërgesën nga autoriteti kompetent i shtetit eksportues; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa40 euro Transfer bankar 1000 4000 7000 2896