REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për shitje me pakicë të gazit të lëngëzuar të naftës (LPG)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti për rregullimin e tregut të naftës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është plotësimi i kushteve teknike për siguri, mbrojtje të shëndetit dhe ambientit, plotësimi i kushteve financiare, administrative, tatimore, komunale, ligjore nga subjektet, identifikimi i subjekteve që merren me veprimtarinë e naftës, sigurimi i të hyrave per Buxhetin e Kosovës.

Përshkrimi: Kërkesa për licencë parashtrohet nga pala (subjekti) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Fillimisht, lënda shqyrtohet nga Komisioni i Brendshëm i Departamentit për rregullimin e tregut të naftës për mangësi të mundshme dhe i dorëzohet Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike. Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike del në terren dhe bën verifikimin e kushteve teknike konform ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi. I njëjti harton procesverbal të cilin e dorëzon te Komisioni i Brendshëm, i cili pastaj me të tre anëtarët e vet bën verifikimin final të dokumentacionit dhe përgatit raport për drejtorin. Ne afat prej 30 ditësh nga dita e aplikimit lënda duhet te verifikohet edhe nga drejtori si dhe të lëshohet vendim për aprovim apo refuzim nga ai. Lënda me vendimin për aprovim dërgohet në kabinet të Ministrit me gjithë licencën e përgatitur për nënshkrim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Komisioni për Ankesa

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Parashtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket filiala e pikës shitëse, veprimtaria 5151 dhe drejtori/menaxheri kryesor (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Adminstrata Tatimore e Kosovës se i ka përmbushur obligimet (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që drejtori/ menaxheri kryesor nuk është i denuar për vepër penale me heqje lirie më shumë se 6 muaj. (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se firma nuk është ne falimentim ose nen administrim të dhunshëm gjyqësor (Origjinal)
  • Fleta poseduese, e nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet EDHE kontrata mbi shfrytëzimin e pronës në përputhshmëri me kohëzgjatjen e licencës në mes të pronarit/ëve në fletën posedues dhe pronarit të kompanisë (Kopje e vertetuar)
  • Kontrata në mes të qiramarësit dhe qiradhënësit (nëse objekti është me qera) (Origjinal)
  • Projekti kryesor/zbatues i deponisë. Nevojitet së paku fleta ku shihet emri i firmës projektuese me vulë dhe nënshkrim, emri i subjektit apo pronarit, dhe vendi i deponisë (Origjinal)
  • Certifikata nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për plotësimin e kritereve të sigurisë (Kopje e vertetuar)
  • Pëlqimi nga departameni i emergjencave nga Ministria e Punëve të Brendshme (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 Euro për licencim 250 Euro për vazhdim Transfer bankar 1000400070002411

Sharko formularët