REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencimi i subjekteve afariste për grumbullimin dhe tregtimin e leshit të deleve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Sektori i Shendetit të Kafshëve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është luftimi dhe parandalimi i sëmundjeve infektive të kafshëve, praktika mjekësore veterinare, qarkullimi i kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore, kontrolli veterinar i importit, eksportit dhe kalimit tranzit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore.

Përshkrimi: Aplikuesi duhet të aplikoj në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe të bëjë prezentimin e dokumentacionit mbi regjistrimin e subjektit afarist mbi veprimtarinë përkatëse. Plotësohet aplikacioni për licencim të objektit pastaj komisioni del në vendin e ngjarjes, hartohet procesverbali dhe aplikacioni i inspektimit dhe lëshohet pas 10 dite vendimi për numrin eksportues i nënshkruar nga zyrtari i sektorit të kafshëve. Më pas licenca lëshohet dhe nënshkruhet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim të licencës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Vendi dhe lokacioni i objektit;
  • Email adresa;
  • Data e aplikimit;
  • Emri i aplikuesit;
  • Numri i telefonit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Regjistrimi i subjektit afarist për lesh; (Kopje e vertetuar)
  • Pëlqimi nga komuna; (Kopje e vertetuar)
  • Leja e ndërtimit të objektit; (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 euro - vazhdimi i licencës 150 euroPagesa në cash 1000 4000 7000 2896

Formulari nuk është në dispozicion