REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për objekte afariste për grumbullimin, tregtimin dhe eksportin e lëkurave me prejardhje nga kafshët e gjalla

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Sektori i Shendetit të Kafshëve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është luftimi dhe parandalimi i sëmundjeve infektive të kafshëve.

Përshkrimi: Aplikuesi paraqet kërkesën së bashku me dokumentacionin mbi regjistrimin e subjektit afarist mbi veprimtarinë përkatëse në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë. Komisioni del në vendin e ngjarjes, hartohet procesverbali dhe aplikacioni i inspektimit dhe lëshohet pas 15 dite vendimi për numrin eksportues i nënshkruar nga zyrtari i sektorit të kafshëve. Më pas, licenca lëshohet dhe nënshkruhet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë. Procedurat për vazhdim të licencës janë të njëjta.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: ///

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Shënimet e aplikuesit;
  • Vendi dhe lokacioni i objektit;
  • Numri i telefonit;
  • Email adresa;
  • Data e Aplikimit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Regjistrimi subjektit afarist; (Kopje e vertetuar)
  • Pëlqimi nga komuna; (Kopje e vertetuar)
  • Leja e ndërtimit të objektit; (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi për pagimin e taksës; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 euro hera e parë - 150 euro vazhdimi i licencësPagesa në cash 1000 4000 7000 2896