REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Ofrues të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale përmes Operatorëve të Shpërndarjes (radio dhe TV)

Komisioni i Pavarur për Media

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i shërbimeve mediale audiovizuele në Republikën e Kosovës si dhe krijimi i një tregu të konkurrencës së lirë të mediave në Kosovë.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë për Ofrues të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale përmes Operatorëve të Shpërndarjes bëhet në Komisionin e Pavarur për Media. Komisioni përbëhet nga 7 anetare, të cilët vendosin lidhur me aplikimet për licencime. Komisioni i Pavarur për Media brenda tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e konkurrimit se a do të lëshoj licencën një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara. Në rrethana të jashtëzakonshme, Komisioni i Pavarur për Media mund të zgjatë afatin e kufizimit deri në maksimum gjashtëdhjetë (60) ditësh.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 10 vite

Organi i ankimimit: Bordi i Ankesave

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat për stacion;
  • Emri për subjektin transmetues të propozuar (emri për identifikimin e stacionit);
  • Kontaktet kryesore (emri, adresa, numri i telefonit të personit-ave kryesor kontaktues të subjektit transmetues);
  • Të dhënat mbi pronsinë (emri i plotë i biznesit, adresen e selisë së tij, përshkrim të veprimtarive të tij, emrat dhe adresat e anëtarëve të bordit të drejtorëve të kompanisë);
  • Veprimtaritë e tjera të mëparshme apo momentale të kandidatit në fushën e transmetimit apo botimit;
  • Personat apo organizatat e lidhura me kandidatin;
  • Dallimi prej transmetimeve tjera;
  • Përmbajtja e programit;
  • Informatat teknike;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni; (Origjinal)
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës; (Origjinal)
  • Dëshmia se ka kryer obligimet lidhur me taksat dhe tatimet; (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se nuk ka kontest gjyqësor; (Origjinal)
  • Struktura organizative; (Origjinal)
  • Gjendja financiare; (Origjinal)
  • Plani afarist; (Origjinal)
  • Dëshmi për kualifikimin superior të stafit për çështje programore dhe teknike; (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesa për aplikim 100 euro. Pagesa për marrjen e licences: 500 .00 euro për TV 200.00 euro për Radio 1000-4000-7000-1635