REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licenca për importimin e produkteve mjekësore veterinare - certifikata e distribuimit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Sektori i Shendetit të Kafshëve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është pajisja me një dokument ligjor për importimin e produkteve medicinale veterinare për të garantuar shëndetin publik.

Përshkrimi: Të gjitha aplikimet bëhen përmes e-mailit apo edhe përmes formës fizike. Kjo leje leshohet brenda 2 ditëve. Për dhënien e lejes vendos komisioni shkencor në kuadër të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë. Me marrjen e lejes per import, lejohet importimi i produkteve veterinare medicinale.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Leja vlen për një dërgesë (Se paku një vit)

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri - Mbiemri;
  • Personi përgjegjës;
  • Kompania importuese;
  • Adresa;
  • Data e Aplikimit;
  • Numri i regjistrimit të biznesit;
  • Lloji i importit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni; (Origjinal)
  • Lista e barnave; (Origjinal)
  • Certifikata e analizave të barnave; (Origjinal)
  • Certifikata e origjinës; (Origjinal)
  • Listën e produkteve mjekësore veterinare për import, e cila paraprakisht duhet të jetë e miratuar nga AVUK; (Origjinal)
  • Dëshminë e pagesës së taksës administrative; (Origjinal)
  • Kontratën e punës se ka të punësuar personin i cili ka diplomë të Fakultetit të Veterinarisë ose titull të Doktorit të Mjekësisë Veterinare; (Origjinal)
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; (Origjinal)
  • Certifikatën me të cilën garantohet cilësia, prejardhja dhe siguria e produktit duke përfshirë dëshminë mbi përmbushjen e Praktikës së Mirë të Prodhimit (Good Manifacture Practice - GMP) nga vendi eksportues; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa0,5 % e vlerës së dërgesës (për secilën dërgesë)Pagesa në cash 1000 4000 7000 2896