REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për qarkullues të produkteve mjeksore veterinare me pakicë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Sektori i Shendetit të Kafshëve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve afariste që tregtojnë produkte medicinale të veterinës pasi duhet të garantohet shëndeti i kafshëve dhe ai publik.

Përshkrimi: Të gjitha aplikimet bëhen përmes e-mailit apo edhe përmes formës fizike. Për dhënien e lejes e vendosë Sektori i produkteve Medicinale Veterinare, dhe e nënshkruan kryeshefi i AUV - së në kuadër të Agjensionit. Të njëjtën e nënshkruan edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensionit. Personi juridik i cili dëshiron të bëhet Qarkullues i Produkteve Medicinale Veterinare me pakicë bën kërkesë formale në zyrën e sektorit të Produkte Medicinale Veterinare. Leja lëshohet brenda një kohe të shkurtë kohore. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri - Mbiemri;
  • Personi përgjegjës;
  • Kompania Importuese;
  • Adresa;
  • Data e Aplikimit;
  • Numri i regjistrimit të biznesit;
  • Lloji i importit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni; (Origjinal)
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; (Origjinal)
  • Certifikata e analizave të barnave; (Origjinal)
  • Dëshminë e pagesës së taksës administrative; (Origjinal)
  • Kontratën e punës se ka të punësuar personin si teknik veterinar; (Kopje)
  • Listën e produkteve mjekësore veterinare për import, e cila paraprakisht duhet të jetë e miratuar nga AVUK; (Origjinal)
  • Dëshminë për hapsirë të mjaftueshme; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 euro - pagesa e njejtë edhe për vazhdim të licencësPagesa në cash 1000 4000 7000 2896

Formulari nuk është në dispozicion