REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për shitje me pakicë të naftës dhe derivative të saj

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti për rregullimin e tregut të naftës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është për t'u siguruar që subjekti i plotëson kushtet teknike, juridike, financiare, se ka produkte cilësore, si dhe për mundësinë për raportim dhe mbikëqyrje të tregut sipas ligjeve dhe akteve nënligjore ne fuqi.

Përshkrimi: Kërkesa për licencë parashtrohet nga pala (subjekti) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Fillimisht, lënda shqyrtohet nga Komisioni i Brendshëm i Departamentit për rregullimin e tregut të naftës për mangësi të mundshme dhe i dorëzohet Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike. Komisioni për Verifikimin e Kushteve Teknike del në terren dhe bën verifikimin e kushteve teknike konform ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi. I njëjti harton procesverbal të cilin e dorëzon te Komisioni i Brendshëm, i cili pastaj me të tre anëtarët e vet bën verifikimin final të dokumentacionit dhe përgatit raport për drejtorin. Ne afat prej 30 ditësh nga dita e aplikimit lënda duhet te verifikohet edhe nga drejtori si dhe të lëshohet vendim për aprovim apo refuzim nga ai. Lënda me vendimin për aprovim dërgohet në kabinet të Ministrit me gjithë licencën e përgatitur për nënshkrim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Komisioni për Ankesa, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: 15 ditë nga dita e pranimit të vendimit

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Çertifikata e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket filiala e pikës shitëse, veprimtaria 5151 dhe drejtori/menaxheri kryesor (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (nëse është i regjistruar) (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës se i ka përmbushur obligimet (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që drejtori/menaxheri kryesor nuk është i dënuar për vepër penale me heqje lirie më shumë se 6 muaj. (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se firma nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor. (Origjinal)
  • Fleta poseduese, e nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet EDHE kontrata mbi shfrytëzimin e pronës në përputhshmëri me kohëzgjatjen e licencës në mes të pronarit/ëve në fletën posedues dhe pronarit të kompanisë (Origjinal)
  • Projekti kryesor i pikës shitëse. Nevojitet së paku fleta ku shihet emri i firmës projektuese me vulë dhe nënshkrim, emri i subjektit apo pronarit, dhe vendi i pikës shitëse (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia per rezervuarët dhe vëllimin e tyre (Origjinal)
  • Dëshmi të kryerjes periodike të kalibrimit të pajisjeve për qitje (jo më e vjetër se 1 vjet) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1000 Euro për licencim 500 Euro për vazhdim Transfer bankar 1000400070002411

Sharko formularët