REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencimi i persona juridik që hartojnë raporte të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përzgjedhja e personave fizik dhe juridik të cilët do të hartojnë Raportet e Vlersim të Ndikimit në Mjedis.

Përshkrimi: Aplikuesi aplikon në Ministri për licencim. Ministria themelon komisionin e përkoshëm i cili shyrton kërkesën dhe në afat prej 15 ditëve cakton provimin. Personat i nënshtrohen provimit për licencë, pas mbajtjes së provimit në afat prej 30 ditësh komisioni i njofton personat që iu kanë nënshtru provimit për rezultatet. Pas dhënies së provimit personit i lëshohet licenca. Procedura për vazhdimin e licencës është e njejtë, mirëpo vetëm tarifa ndryshon.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Gjykata Themelore në Prishtinë

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i personit juridik
  • Përgatitja profesionale universitare
  • Përvoja e punës
  • Pjesëmarrja në hartimin e raporteve të VNM-së ose ekspertizave mjedisore
  • Pjesëmarrja në hulumtimime ose studime për mjedisin
  • Lista e referencave
  • Informata shtesë
  • Anekset

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Dëshminë për së paku tre (3) persona fizik të licencuar për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis (Origjinal)
  • Fatura e pagesës së tarifës (Origjinal)
  • Dokumentet e dorëzuara në Ministri për marrjen e licencës (të noterizuar) (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa80 euro shqyrtimi i kërkesës 350 euro lëshuarja e licencës 80 euro për vazhdimTransfer bankar 1000400070002120

Formulari nuk është në dispozicion