REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për importin e duhanit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Fitosanitar Kufitar

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure ëshë monitorimi i subjekteve që merren me importimin dhe tregtimin e duhanit, për të siguruar cilësinë e produkteve në treg me ndikim në shëndetin publik.

Përshkrimi: Subjektet që zhvillojnë aktivitete tregtare, pasi të jenë regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, aplikojnë për leje të importit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, përkatësisht në Sektorin Kufitar Fitosanitar për marrjen e Lejes së Importit të Duhanit. Asnjë subjekt vendor apo i huaj nuk mund të tregtoj duhanin apo produktet e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i telefonit, email adresa;
  • Emërtimi dhe përshkrimi i dërgesës;
  • Sasia e kërkuar;
  • Data e aplikimit;
  • Shënimet e plota të kompanisë importuese;
  • Pika kufitare e hyrjes së dërgesës;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; (Origjinal)
  • Cerifikatën fitosanitare për duhanin lëndën e parë; (Kopje e vertetuar)
  • Certifikatën e kualitatit të cigares; (Origjinal)
  • Certifikatën e origjinës; (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 euro për leje për një vit - njëjtë edhe për vazhdimPagesa në cash 1000400070002890