REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Operatorë të Shpërndarjes të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audivizuale përmes rrjetit kabllorë, Iptv, Ott dhe Satelitor

Komisioni i Pavarur për Media

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i shërbimeve të rrjetit për opertatorë kabllorë në Republikën e Kosovës.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë për operatorë kabllorë bëhet në Komisionin e Pavarur për Media. Komisioni i Pavarur i Mediave përbëhet nga 7 anetarë të cilët vendosin lidhur me aplikimet për licencime. Komisioni i Pavarur për Media brenda tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e konkurrimit se a do të lëshoj licencën një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara. Në rrethana të jashtëzakonshme, Komisioni i Pavarur për Media mund të zgjatë afatin e kufizimit deri në maksimum gjashtëdhjetë (60) ditësh. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim të licencës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 10 vite

Organi i ankimimit: Bordi për Ankesa

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat për stacion;
  • Emri për subjektin transmetues të propozuar (emri për identifikimin e stacionit;)
  • Kontaktet kryesore (emri, adresa, numri i telefonit të personit-ave kryesor kontaktues të subjektit transmetues);
  • Të dhënat mbi pronësinë (emri i plotë i biznesit, adresen e selisë së tij, përshkrim të veprimtarive të tij, emrat dhe adresat e anëtarëve të bordit të drejtorëve të kompanisë);
  • Veprimtaritë e tjera të mëparshme apo momentale të kandidatit në fushën e transmetimit apo botimit;
  • Personat apo organizatat e lidhura me kandidatin;
  • Dallimi prej transmetimeve tjera;
  • Përmbajtja e programit;
  • Informatat teknike;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni; (Origjinal)
  • Përshkrimin e zonës së shërbimit, të paraqitur përmes një harte digjitale; (Origjinal)
  • Dëshminë nga institucioni përkatës (ARKEP) për leje të shtrirjes; (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore (jo më të vjetër se tre (3 muaj) që dëshmon se kandidati nuk është i ndjekur penalisht; (Origjinal)
  • Një deklaratë se kandidati nuk mban ndonjë post publik të zgjedhur ose të emëruar në një Funksion të lartë Zyrtar; (Origjinal)
  • Një deklaratë me shkrim se kandidati nuk bënë pjesë në strukturat të larta,udhëheqëse/ekzekutive të ndonjë partie politike dhe/apo ndonjë organizate fetare; (Origjinal)
  • Dëshmitë se pajisjet për pranim të sinjalit mundësojnë renditjen e kanaleve sipas preferencave të përdoruesve. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesa (100 euro për aplikim) (Për marrje të licencës për Operator të shpërndarjes për kabllorë, IPTV) (Deri në 1.000 banorë 150.00 euro) (Prej 1.000 – 10.000 banorë 300.00 euro) (Prej 10.000 – 50.000 banorë 500 euro) (Prej 50.000 banorë – 100.000 banorë 1.150.000 euro) (Prej 100.000 – deri 200.000 banorë 5.000.00 euro) (Mbi 250.000 banorë 20.000.00 euro) Operator të shpërndarjes - OTT 5.000.00 euro Operator të shpërndarjes përmes transmetimit satelitor 1.500.00 euro Transfer bankar 1000-4000-7000-1635