REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Lincenca për import dhe shitje me shumicë të cigareve puro (cigarillos) dhe nargjile

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Tregtisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve që merren me eksportin importin dhe tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij si dhe për të kontrolluar cilësinë e duhanit në treg.

Përshkrimi: Kërkesa dorëzohet në zyrën e pranimit në Ministri. Zyrtari e dërgon lëndën tek Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave. Komisioni i shqyrton kërkesat dhe vendos për dhënie, vazhdim, refuzim ose revokimin e licencës. Kompletohet lënda, dorëzohet në Departamentin e Tregtisë, më ç'rast përgatitet licenca, më pas pala njoftohet për të marrë licencën dhe për të kryer pagesën përkatëse.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Komisioni për Ankesa

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Adresa e selisë, depos ose pikës shitëse
  • Telefoni, fax dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Lloji i licencës që kërkohet

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për Licencim (Origjinal)
  • Certifikata e biznesit dhe informata e biznesit (Kopje)
  • Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatim paguesit TVSH (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia se subjekti nuk është në procedurë të likuidimit ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor (Origjinal)
  • Dëshmia se drejtori i subjektit ose personi përgjegjës i personit juridik nuk është i dënuar për veper penale më tepër se gjashtë muaj heqje lirie (Origjinal)
  • Subjekti qe aplikon për licencë për import te duhanit te papërpunuar ne MTI duhet te paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit (Origjinal)
  • Subjekti që aplikon për licencë për Import te letrës për cigare dhe letrës ne forme tubi me filtër sipas numrit tarifor 481310, të paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa3000 euro për licencim, 1500 euro për ripërtrirjen e licencës Transfer bankar 1000400070002410

Sharko formularët