REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Lincencë për eksport të produkteve të duhanit përveç duhanit të parfementuar dhe të papërpunuar

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Tregtisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve që merren me eksportin dhe importin për tregtimin e duhanit dhe të produkteve të tij si dhe për të garantuar cilësinë e produkteve në treg.

Përshkrimi: Kërkesa dorëzohet në zyrën e pranimit. Zyrtari e dërgon lëndën tek Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave. Komisioni i shqyrton kërkesat dhe vendos për dhënie, vazhdim, refuzim ose revokimin e licences. Kompletohet lënda, dorëzohet në Departamentin e Tregtisë, më ç'rast pregaditet licenca dhe më pas pala njoftohet për të tërhequr licencën dhe për të kryer pagesën.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Komisioni per ankesa

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Adresa e selisë, depos ose pikës shitëse
  • Telefoni, fax dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për Licencim (Origjinal)
  • Certifikata e biznesit dhe informata e biznesit (këtu te informata e biznesit duhet te pajiset me numrin identifikues 4635 dhe 4726 (Kopje)
  • Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatimpaguesit - Certifikata e TVSH-së (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia se subjekti nuk është në procedurë të likuidimit ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor (Origjinal)
  • Dëshmia se drejtori i subjektit ose personi përgjegjës i personit jurudik nuk është i dënuar për veper penale më tepër se gjashtë muaj heqje lirie (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa50 euro për licencim, 25 euro për ripërtëritjen e licencës Transfer bankar 1000400070002410

Sharko formularët