REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Lincenca për importin dhe shitjen me shumicë të duhanit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Tregtisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve që merren me tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij si dhe për të siguruar cilësinë e tyre në treg.

Përshkrimi: Kërkesa dorëzohet në zyrën e pranimit. Zyrtari e dërgon lëndën tek Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave. Komisioni i shqyrton kërkesat dhe vendos për dhënien, vazhdimin, refuzimin ose revokimin e licencës. Kompletohet lënda, dorëzohet në Departamentin e Tregtisë, më ç'rast përgatitet licenca. Më pas, pala njoftohet për të tërhequr licencën dhe për të kryer pagesën.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Komisioni për Ankesa

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Adresa e selisë, depos ose pikës shitëse
  • Telefoni, fax dhe e-maili

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për Licencim (Origjinal)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatimpaguesit- Certifikata e TVSH-së (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia se subjekti nuk është në procedurë të likuidimit ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor (Origjinal)
  • Dëshmia se drejtori i subjektit ose personi përgjegjës i personit jurudik nuk është i dënuar për vepër penale më tepër se gjashtë muaj heqje lirie (Origjinal)
  • Subjekti që aplikon për licencë importi të duhanit dhe produkteve të tij duhet të paraqes dëshmi se posedon hapësirë të mjaftueshme dhe kushte për ruajtje dhe deponim, të lëshuar nga organi kompetent komunal; (Kopje)
  • Subjekti që aplikon për licencë për import të duhanit të papërpunuar ne MTI duhet të paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit; Subjekti që aplikon për licencë për Import te letrës për cigare dhe letrës në formë tubi me filtër sipas numrit tarifor 481310, të paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20.000 euro, (për ripërtëritjen e licencës 10.000 euro)Transfer bankar 1000400070002410

Sharko formularët