REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Kompanisë së Huaj

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Kompanisë së Huaj dhe njëkohësisht që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore në Kosovë.

Përshkrimi: Aplikanti plotëson formularin e aplikimit i cili gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), aplikuesi paraqitet personalisht, paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo qendër shërbimi të ARBK-së. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokollohet, procesohet nga zyrtarët për procesim të dhënave dhe lëshohet Certifikata e biznesit me numer të biznesit dhe me numër fiskal.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Agjencia e Rregjistrimit të Biznesit

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Adresa e selisë
  • Telefoni, E-maili
  • Aktivitetet të cilat i ushtron subjekti
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës , adresa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3

Dokumentacioni i kërkuar

  • Plotësimi i formularit A0 (Origjinal)
  • Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj (Origjinal)
  • Vendimi për emërimin e Drejtorit dhe Agjentit të regjistruar (Origjinal)
  • Vendimi nga gjykata e shteti përkatës që biznesi ekziston ( I noteruar ) (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e biznesit (origjinal apo kopje e noteruar, jo më e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk ësht në gjuhën shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njërën nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noteruar) që e hap përfaqësinë në Kosovë. (Kopje e vertetuar)
  • Dokument Identifikimi ( letërnjoftim,pasaportë) të pronarit, drejtorit personave të autorizuar të përfshirë në biznes (Kopje)
  • Dokument Identifikimi ( letërnjoftim,pasaportë) të pronarit, drejtorit personave të autorizuar të përfshirë në biznes (Kopje)
  • Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të Ligjit Nr.02/L-123 (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa Pagesë

Sharko formularët