REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për import të naftës dhe benzinës për konsum të përgjithshëm

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti për rregullimin e tregut të naftës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure konsiston në licencimin e subjekteve përkatëse për importin e naftës dhe benzinës për konsum të përgjithshëm. Në të njejtën kohë për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe benzinës e cila ofrohet në treg.

Përshkrimi: Kërkesa parashtrohet nga pala (subjekti) për licencimin e importit të naftës dhe benzinës për konsum të përgjithshëm. Fillimisht lënda shqyrtohet nga komisioni i brendshëm, pastaj lënda përcillet tek komisioni i jashtëm për verifikim të kushteve teknike (nëse aplikohen). Pasi që komisioni i jashtëm të ketë përfunduar shqyrtimin e lëndës, kërkesa i kthehet komisionit të brendshëm për ri-shqyrtim për të vazhduar me verifikimin nga Drejtori i Departamentit dhe nënshkrimi i raportit të komisionit. Përgatitja e vendimit do të bëhët nga zyrtari dhe nënshkrimi i vendimit nga drejtori, dërgimi i lëndes tek kabineti me gjithë licencën e përgatitur për nënshkrim, verifikimi nga kabineti i Ministrit dhe nënshkrimi i licencës nga ana e Ministrit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Komisioni për Ankesa, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: 15 ditë nga dita e pranimit të vendimit

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket filiala e pikës shitëse, veprimtaria 5151 dhe drejtori/menaxheri kryesor (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (nëse është i regjistruar) (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës se i ka përmbushur obligimet (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që drejtori/menaxheri kryesor nuk është i dënuar për vepër penale me heqje lirie më shumë se 6 muaj. (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se firma nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor. (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa3000 euro për licencim (vazhdim i licencës 1500 Euro)Transfer bankar 1000400070002411

Sharko formularët