REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Ortakërisë së Kufizuar

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Ortakërisë së Kufizuar si parakusht për fillimin e veprimtarisë ekonomike.

Përshkrimi: Formulari i aplikimit mund të gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, përfaqësuesi i autorizuar dorëzon formularin e aplikimit personalisht, në zyrën qendrore të ARBK në Prishtinë ose në qendrën përkatëse komunale për regjistrim të bizneseve. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokollohet, procesohet nga zyrtari për regjistrim të bizneseve, bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata për Regjistrimin e Ortakërisë së Kufizuar me numër unik të regjistrimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Agjencia e Rregjistrimit të Biznesit

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri zyrtar i Ortakërisë së Kufizuar
  • Emri tregtar i Ortakërisë së Kufizuar (nëse kërkohet nga përfaqësuesi i autorizuar)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 2

Dokumentacioni i kërkuar

  • Plotësimi I formularit A0 (Origjinal)
  • Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 02/L-123 (Origjinal)
  • Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit Nr.02/L-123 (Origjinal)
  • Dokument Identifikimi ( letërnjoftim,pasaportë) të pronarëve, personave të autorizuar të përfshirë në biznes (Kopje)
  • Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit Nr.02/L-123 (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesë

Sharko formularët