REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për Vlerësimin e Konformitetit për ashensorët dhe komponentët e tyre të sigurisë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Industrisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vlerësimi i kompetencës teknike dhe profesionale të trupave për vlerësimin e konformitetit të cilët kryejnë inspektimin e ashensorëve të rinj dhe atyre në përdorim.

Përshkrimi: Aplikuesi kërkesën për autorizim së bashku me dokumentacionin e nevojshëm e paraqet tek Departamenti i Industrisë. Pas kësaj Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë themelon komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për autorizim. Komisioni e shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga aplikuesi, pastaj përgatitet raporti me rekomandime nga komisioni i cili pas nënshkrimit nga të gjithë anëtarët e komisionit, i përcillet ministrit. Nëqoftëse merret vendimi për dhënien e autorizimit aplikuesit atëherë përgatitet vendimi për dhënien e autorizimit për çka në të njëjtën kohë informohet edhe aplikuesi e cili nënshkruan deklaratën e konfidencialitetin dhe merr autorizimin. Subjektet që janë të autorizuar janë të obliguar që të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e Autorizimit pas afatit të caktuar në Vendimin për autorizim të nënshkruar nga Ministri i MTI-së.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 Vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat e përgjithshme të aplikuesit, emri i subjektit afarist
  • Adresa e selisë dhe e njësisë, telefoni, e-mailli
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Fusha dhe vëllimi i punëve për vlerësim të Konformitetit për të cilat kërkohet Autorizimi
  • Kapacitetet njerëzore
  • Kapacitetet teknike
  • Shënimet me të cilat dëshmohen të dhënat nga kërkesa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për Autorizimin e Trupave për vlerësim të Konformitetit (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e Akreditimit (Kopje)
  • Fletëpagesat e taksave administrative (Origjinal)
  • Polisa e Sigurimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesë për aplikim 50 Euro Pagesë për marrje të autorizimit 100 EuroTransfer bankar 1000400070002411