REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Çertifikatë për kategorizimin e objekteve hoteliere

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Industrisë

Qëllimi: Garantimi i shërbimit të sigurtë për shëndetin publik nga subjektet e hotelerisë dhe restoranteve.

Përshkrimi: Fillimisht bëhet aplikimi nga ana e subjekteve hoteliere nëpërmjet arkivës në Departamentin e Industrisë, përkatësisht Divizionin e Turizmit, pranohet lënda dhe kjo lëndë i dërgohet Kryesuesit te Komisionit per Klasifikim dhe Kategorizim, pastaj Komisioni për Klasifikim dhe Kategorizim shqyrton dokumentacionin e subjekteve te cilat kane aplikuar, atëherë Komisioni është i obliguar që te vizitojë ato subjekte të cilat i kane plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës dhe në bazë të Guidës së vlerësimit e cila është pjese e UA, bën vlerësimin e atij Objekti Hotelier. Pas vlerësimit te Komisionit, për objektet e kategorizuara lëshohet vendim nga ana e komisionit, për kategorinë e fituar dhe me pastaj Ministri në bazë të këtij vendimi e nënshkruan Certifikatën e kategorizimit, ku pas nënshkrimit te Certifikatës nga ana e Ministrit, objekti hotelier konsiderohet i kategorizuar.

Baza ligjore

  • LIGJI NR.04/L-176 PER TURIZMIN
  • Udhëzim Administrativ (MTI)-Nr.19/2013 për rregullimin dhe zhvillimin e sistemit të vlerësimit të akomodimit Neni 6

Vlefshmeria e lejes: Vlefshmëria e çertifikatës është 4 vjeçare

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: Sipas Ligjit për Procedurën Administrative

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit hotelier
  • Aaplikacioni
  • Adresa e selisë dhe e njesisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula dhe nënshkrimi i subjektit hotelier
  • Kërkesë për klasifikimin dhe kategorizimin e objekteve hoteliere ( Formulari 1);
  • Certifikatë e kategorizimit (Formulari 2)
  • Konfirmimin (Formulari 3)
  • Vlerësuesi me pikë i elementëve bazë të kategorizimit të hoteleve (Formulari 4)
  • Tabela e klasifikimit dhe kategorizimit;
  • Udhëzuesi për zbatimin e këtij Udhëzimi për klasifikimin dhe kategorizimin e objekteve hoteliere për vendosje.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni formulari nr.1 (Origjinal)
  • Çertifikata e biznesit (Kopje)
  • Rregullore e brendshme e Hotelit (Origjinal)
  • Dëshmi nga Kompanitë e sigurimeve për sigurimin e klienteles Pronarit- drejtuesit. (Kopje e vertetuar)
  • Kopja e ID-së pronarit- drejtuesit (Kopje)
  • Fotografi, fletpalosje ose CD të pamjes së jashtme të hotelit (Origjinal)
Pa pagesë